Mblidhet Këshilli i Ministrave, qëllimi ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 22:24
Në kryeministri është zhvilluar rreth orës 9 mbledhje qeverie jashtë radhe.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Këshilli i Ministrave është mbledhur lidhur me disa ndryshime për buxhetin.
Qëllimi i saj është të bëhen ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve. Pritet miratimi i fondit për pagesën e postës për votën e emigrantëve .
Nuk konfirmohet nëse Kryeministri ka qenë prezent në mbledhje ndërsa gjithashtu bëjnë me dije se ndryshimet do të pasqyrohen më vonë.
