TMERR në Fier! Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 17:16
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier.
Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.
Ai u gjet nga kalimtarë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.
