Humbën jetën nga rrjedhja e gazit, pronari jetonte në Greqi, bashkë me të afërmin do bënin riparime në banesë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën.
Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu të cilët ishin të afërm mes tyre u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre, në rrugën ‘Marije Kraja’.
Bëhet fjalë për bomblën e ngrohjes.
Pronari i banesës rri në Greqi, ka shkuar së bashku me të afërmin e vet mbrëmë për të bërë riparime në banesë, dhe kanë qëndruar aty.
Dyshohet se rrjedhja ka qenë gjatë gjithë natës.
Për shkak të gazit janë asfiksuar.
Policia eshte lajmeruar nga te afermit pasi nuk u pergjigjeshin ne telefon dy viktimat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
