Këlliçi: Më 23 dhjetor Vora dhe gjithë Shqipëria do t’i japë një mesazh të qartë kreut të narkoshtetit
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen opozitës në protestën e radhës më 23 dhjetor.
Këlliçi thekson se Vora, Tirana dhe gjithë Shqipëria do t’i japë një mesazh të qartë kreut të narko-shtetit të parë të Ecropës, se koha nuk pret më.
“Mes demokratëve të Vorës, duke finalizuar detajet organizative për protestën e ditës së hënë, 23 dhjetor, ora 17:00.
Vora, Tirana dhe gjithë Shqipëria do t’i japë një mesazh të qartë kreut të narkoshtetit të parë të Europës, se koha nuk pret më.
Shqiptarët nuk presin më!
Qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme është zgjidhja e vetme politike për rimëkëmbjen e vendit tonë.
O sot, o kurrë”, shprehet Belind Këlliçi.

