Musliu: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha sot se sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radojiçiç, i mbështetur nga Serbia.

Në një konferencë për mediet, Musliu tha se kjo është bërë me dije nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Në raportimin me dyer të mbyllura, ajo tregoi se është thënë që gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputetja Musliu theksoi se në komunat veriore ka ende provokime e tensione të nxitura nga shteti serb.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Sa i përket raportimit të drejtorit, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga ana e Serbisë”, deklaroi Musliu.