Masat ndaj Meningjitit/ Doktor Pilaca te spitali Hygeia: Nuk ka nevojë për panik

Humbja e jetës së 17 vjeçares pasi u prek nga meningjiti ka ngritur jo pak shqetësime.

Profesor doktor Arben Pilaca, shprehet se nuk ka vend për panik.

''Nuk ka arsye për panik''.

Kreu i repartit të sëmundjeve të brendshme në spitalin Hygea rendit disa shenja kur bluzat e bardha duhet të orientohen te diagnostifikimi.

‘’Transmetohet nga kontakti i ngushtë njerëzor, me anë të rrugëve ajrore, tështitje e kollitje.

Dhimbje koke të forta, të vjella, dhimbje të syve, temperature të larta por që kanë një element që në lëkurë kanë disa shenja’’.

Thekson domosdoshmërinë e paraqitjes te mjeku me shenjat më të para.

‘’Sa më shpejt të shkohet, aq më shumë shanse ka që mbijetesa të jetë më pozitive.

Vonesat ndikojnë negativisht’’.

Rastin fatkeq e konsideroi të rrallë.

‘’Është i shkaktuar nga një lloj i veçantë''.

Veç kontrolleve te personat e afërt, çka tashmë është realizuar, sugjeron dhe vaksinimin.

Madje Pllaca bën të ditur se mjaft shtete vaksinën e aplikojnë dhe mes adoleshentëve.