Sejko: Institucionet financiare të mbështesin bizneset e vogla e të mesme, të investohet për shërbimeve bankare në znat rurale

Pavarësisht ritmit te rritjes se kredi dhënies, huaja për sektorin privat mbetet e ulet krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas guvernatorit Gent Sejko institucionet financiare duhet te mbështesin me shume bizneset e vogla dhe te mesme, duke i konsideruar ato si te rëndësishme ne zhvillimin e ekonomisë.

Ne deklaratën e bërë në takimin me shoqatën e bankave shtoi se duhet te jene te kujdesshme te monitorojnë me kujdes rrezikun e kredive qe japin duke siguruar qe te mbajnë një nivel te ulet te huave me probleme.

Sa i takon tregut valutor, Sejko shton se nxitja e përdorimit te monedhes vendase për depozitat dhe huate do te reduktonin varësinë ndaj monedhave te huaja dhe ekspozimit ndaj një rreziku ne kursin e këmbimit.

Me tej guvernatori u ndal edhe tek mungesa e shërbimeve bankare ne zonat rurale teksa kërkoi shtim te përpjekjeve nga bankat për te ofruar shërbime dhe nxitur zhvillimin ekonomik.

Një tjetër çështje e rëndësishme për bankat është edhe përshpejtimi i implementimit te teknologjive te reja. Sejko kërkoi te investojnë për te ofruar shërbime me te avancuara.

Prioritet edhe për 2025 sipas Sejkos pritet te jete edhe përputhshmëria e legjislacionit te BE për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit.