Çelja e dy kapitujve/ Genc Pollo: Lajm pozitiv, por jo shumë esencial! Me shumë rëndësi, grup-kapitulli që trajtojnë shtetin ligjor dhe demokracinë

Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar hapjen e dy kapitujve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe mbrojtjes. Sipas tij, Shqipëria ka qenë 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pollo thotë ky është një lajm pozitiv, por jo shumë esencial, pasi sic shprehet ai me rëndësi janë grup kapitujt e quajtur si “themelore” që trajtojnë shtetin e së drejtës de demokracinë.

“BE çeli sot (dje) negociatat me Shqipërinë mbi kapitujt: politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtës. Shqipëria ka qenë pothuaj 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist. Ky qëndrim u bë konsensual në gjysmën e dytë të v90 kur PS braktisi bagazhin anti-europian (dhe anti-amerikan) të bartur nga Partia e Punës.

Për këto arsye kapitujt e çelur sot (dje)  janë më të kollajshëm për Shqipërinë. Megjithatë lajmi i sotëm është pozitiv edhe pse jo shumë esencial. Me shumë rëndësi mbetet grup-kapitulli “Themeloret” që trajton shtetin ligjor, demokracinë etj. Negociatat mbi të u çelën para dy muajsh. Për këto çështje, që fatkesisht janë shumë problematike, flasim përditë dhe sot nuk kemi cfarë të shtojmë. Ato janë esenciale”, shkruan ish ministri.