“Shpallet” episkopi i Krujës/ Kreu i Kishës Ortodokse drejtoi ceremoninë me rëndësi fetare

Një tjetër episkop iu shtua Kishës Ortodokse shqiptare!

Ceremonia për Episkopin e zgjedhur të Krujës, Hirësi Anastasin, u mbajt në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, me pjesëmarrjen e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, si dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë.

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos theksoi këtë moment të rëndësishëm për Kishën dhe Krishtlindjen në prag

Episkopi i sapozgjedhur i Krujës, tha se do të udheheqë me përgjegjësi në forcimin e besimit.

Hirotonisja për komunitetin ortodoks tregon vazhdimësinë dhe forcimin e strukturave te Kishës, ne këtë rast dioqezën e Krujës qe është edhe një zone historike e rëndësishme.