“E përmbusha qëllimin tim”/ Rrëfehet shkrimtari Garner: Tingëlloj antisocial, por nuk jam i tillë

Alan Garner, novelisti i njohur anglez reflekton mbi miqësitë e tij, realitetet kuantike dhe mënyrën se si gjyshi i tij frymëzoi librin e tij të fundit.

Thotë se dëshiron të ruajë qetësinë, në kuptimin e të qëndruarit vetëm dhe të të analizuarit mbi gjithçka që ka bërë në jetë.

Tingëlloj antisocial, por nuk jam, thotë ai.

Jam shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve dhe pse nuk më pëlqejnë më shumë se tre ose katër persona në një dhomë në të njëjtën kohë shton poeti.

Mbi 5 dekada që dhuron shkrime për lexuesit e tij, thotë se ndjenja e pavarësisë ndaj  të tjerëve është ajo që e bën të ndihet mirë.

Kam vendosur, me të drejtë ose me pa të drejtë, se duke jetuar aq gjatë sa kam jetuar, nuk ka kuptim t'i marr më njerëzit në qafë. Do të zgjidh vetë gjithçka, vijon Garner.

Që nga The Weirdstone of Brisingamen, botuar në vitin 1960, ai ka pasur një jetë të gjatë dhe të veçantë shkrimore, por thotë se dy gjëra në jetë kanë patur vërtetë rëndësi për të.

Miti dhe shkenca.

Me shkrimin i Treacle walker, libri i tij i fundit, ku miti takohet me shkencën moderne në një kryevepër të mbushur me ide dhe imagjinatë thotë se e ka përmbushur misionin e tij.

Është i vetmi libër që ende nuk kam arritur ta kritikoj .Traditën e kam përcjellë nga gjyshi im. Më ka mbushur me frikë, sepse nëse nuk do të kishte ndodhur në 2021, nuk do të kishte ndodhur më. Unë isha i brezit të duhur, në vendin e duhur në kohën e duhur, që të mund ta bëja këtë bashkim. Kjo mundësi ishte e mahnitshme, përfundon shkrimtari.