Deklarata për Parashqevi Simakun/ Anxhela e acaruar me Luiz Ejllin: Po ik more tr*p... (VIDEO)

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan, duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video, një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Këngëtari është shprehur se ka qenë i dashuruar me Parashqevi Simakin që në moshën 12-vjeçare.

Ndërkohë që në rrjete po bëhet virale një video e transgjinores Anxhela, e cila duket se është e acaruar me këtë deklaratë të Luiz Ejllit.