PS-PD falin gjobat/ Opozita kërkon dhe heqjen e kamatave të energjisë e ujësjellësit
PS dhe PD propozojnë faljen e gjobave.
Ndryshe nga mazhoranca opozita kërkon që të mos ketë kufizim në vit dhe të përfshihen në amnisti dhe kamatvonesat e ujësjellësit, energjisë dhe taksës së pronave.
Madje propozohet të falen edhe masat administrative nga policia bashkiake dhe e rendit.
Në seancën parlamentare të së enjtes do të diskutohen dy projektligje të faljes së gjobave.
PS ka propozuar tashmë që anulimin e të gjithë masave prej vitit 2014 për ndërtimet pa leje në fshat e qytet, të kamatave të ujësjellësit dhe të ndëshkimeve për shkeljen e rregullave në pandeminë corona virus
Paralelisht edhe opozita depozitoi një tjetër dokument.
Së pari të gjithë masat e vendosura për ndërtimet pa leje nga familjarët për plotësimin e nevojave për strehim cilësohen antikushtetuese, duke iu referuar vendimit të vitit 2022 të institucionit më të lartë të drejtësisë.
Më tej në amendime kërkohet. Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Në këtë rast pa vendosur një vit se prej kur nis falja. E njëjta sjellje kërkohet për masat dhe kamatat e vendosura nga policia e shtetit dhe bashkiake si dhe ato për procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.
Madje edhe pë rata që tashmë e kanë bërë pagesën e detyrimit nga shteti kërkohet që tu kthehen paraë brenda janarit të vitit 2025.
Tashmë do të jetë seanca e fundit për këtë vit, ndërsa në 20 janar deputët do të rikthehen në sale, por sipas kodit zgjedhor nuk mund të miratohen ligje që kanë efekte te qytetarët ccka përkthehet në ndikim te zgjedhjet.
