Shkodrës i kthehet humori, ''Migjeni'' hapi dyert për festivalin mbarëkombëtar
Mjeshtrat e humorit dhe artistë të rinj u ngjitën në skenën e teatrit migjeni në shkodër. Batutat dhe muzika nga gjithë vendi do të vijojnë për pesë ditë e tashmë kanë marrë zemrën e publikut të qytetit.
Shkodra hapi dyert e teatrit “Migjeni” per Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit.
Mjeshtrat e aktrimit sollën në skenë aktualitetin shoqëror të përkthyer në humor.
Nuk munguan as krijimet nga artistët e rinj.
Së bashku me këngët bënë për vetë publikun.
Në këtë natë të parë nuk munguan të qeshurat dhe duartrokitjet.
Organizatori Arian Çuliqi theksoi se festivali ishte një ëndërr që kishte për të realizuar në shkodër dhe jo vetëm.
‘’E kam pasur ëndërr që të bëj një festival të tillë sepse mu dukte sikur Shkodrës i mungon diçka.
I mungon diçka e madhe që ajo e ka të sajën. Shkodra e ka në gen humorin’’.
Aktorët e njohur Zyliha Miloti dhe Edmond Halili, “Mjeshtër të Mëdhenj”, vlerësuan këtë nismë si një rikthim të merituar per qytetin e humorit.
‘’Shfaqja u mirëprit. Spektatori duket se u kënaq’’, tha Zyliha Miloti.
‘’Besoj se e kemi realizuar, ndoshta 10 nuk e kemi marrë por 9 po’’, tha Halili.
Festivai mbarëkombëtar do të zhvillohet për 5 nete në Shkodër duke ngjitur në skenë krijime artistike nga i gjithë vendi
