Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 19:29
Të paktën 2 persona u vranë dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmit me armë në një shkollë katolike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Abundant Life Christian”, që ndodhet në Madison, Wisconsin. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, autori i të shtënave më pas e drejtoi armën nga vetja dhe u vetëvra.
Është ende e paqartë nëse viktimat janë nxënës apo pjesë e stafit të shkollës, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.