BE sanksionon për herë të parë aktivitetet destabilizuese të Rusisë jashtë vendit
Bashkimi Evropian vendosi sot për herë të parë sanksione ndaj individëve dhe organizatave që mendohet se janë përgjegjës për përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë jashtë vendit.
“Këto masa janë në përgjigje të veprimeve dashakeqe të Rusisë dhe mungesës së respektit të saj për një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe ligjin ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë për shtyp të BE-së.
Ata që u goditën me sanksione minojnë vlerat themelore të BE-së dhe vendeve anëtare të saj, sigurinë, stabilitetin, pavarësinë dhe integritetin e tyre, si dhe ato të organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të treta jo anëtare të BE-së – përmes aktiviteteve hibride të llojeve të ndryshme.
Objektivat përfshijnë një njësi të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake – e njohur për përfshirjen e saj në atentate të huaja dhe aktivitete destabilizuese si bomba dhe sulme kibernetike në të gjithë Evropën.
“Masat e reja shënjestruan disa individë – të cilët luajtën një rol kyç në një operacion të inteligjencës ruse kundër Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND) – në të cilin informacione shumë të klasifikuara i kaluan FSB-së”, thuhet në deklaratë.
Masat ndëshkuese përfshijnë ngrirjen e aseteve në BE dhe ndalimin e udhëtimeve.