Rutte: Mali i Zi përballet me kërcënime hibride nga Rusia
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, riafirmoi rolin e Malit të Zi brenda aleancës, teksa nënvizoi kërcënimet në rritje me të cilat përballet vendi nga Rusia dhe vende të tjera.
“Mali i Zi përballet me kërcënime konsistente hibride nga aktorët rusë dhe të huaj. Rusia dëshiron të krijojë frikë dhe të minojë mbështetjen tonë për Ukrainën. Kjo nuk do të funksionojë”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte pas një takimi me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, në selinë e NATO-s.
Rutte shprehu mirënjohjen për kontributet e vendit ballkanik, duke thënë se “ne përgjithësisht jemi shumë mirënjohës për gjithçka që Mali i Zi po bën për të mbështetur Ukrainën deri më tani, edhe përmes paketës së ndihmës gjithëpërfshirëse të NATO-s”.
Ai më tej përgëzoi Malin e Zi për përpjekjet e tij për të nxitur zbatimin e vendimeve të marra në samitin e Uashingtonit.
Kërcënimi i vazhdueshëm i paraqitur nga Rusia, veçanërisht përmes sulmeve kibernetike, dezinformimit dhe ndërhyrjeve politike, ishte temë kryesore e diskutimit.
Rutte tha se veprimet e Rusisë synojnë të destabilizojnë unitetin e NATO-s dhe të minojnë mbështetjen për Ukrainën, por shprehu besimin në qëndrueshmërinë e NATO-s, duke thënë se “kjo nuk do të funksionojë”.
Ai vlerësoi Malin e Zi për marrjen e masave të fuqishme kundër kërcënimeve hibride, si vendi i cili është i pari që ka pranuar ndihmë nga ekipi mbështetës i NATO-s kundër operacioneve hibride si dhe për anëtarësimin në grupin e reagimit të shpejtë të NATO-s.
Rutte theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, veçanërisht pasi ajo përballet me një nga dimrat më të vështirë që nga fillimi i luftës në 2022.
Spajiç, duke iu referuar udhëzimit të investimeve të mbrojtjes të aleancës, tha se “ne nuk jemi vetëm deklarativë si një partner i besueshëm i NATO-s. Ne këtë vit do të kalojmë pragun prej 2% të PBB-së, siç tha edhe i nderuari Mark”.
Spajiç ripohoi angazhimin e Malit të Zi për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se “Mali i Zi mbështet Ukrainën d
