Skandali “trazon” Kishën Angleze! “Heshti për skandalin” - Kryepeshkopi Stephen Cottrell pret të marrë detyrën

Ndalimi i një prift që akuzohet se ka abuzuar në disa raste me fëmijë ka shkaktuar një ngërç në kishën e Anglisë. Pasi figura më e lartë e saj dha dorëheqjen, kryepeshkopi Stephen Cottrell që do ta zëvendësojë nuk është mirëpritur. Për të kërkohet të heqë dorë nga detyra pasi kishte dijeni për rastin dhe e pranoi priftin mëkatar të punonte pranë kishës.

Udhëheqja e Kishës së Anglisë është në pikëpyetje, pas  largimit të figurës më të lartë të saj Justin Welby. Ky i fundit dha dorëheqjen pas akuzave ndaj një prifti për abuzim seksual.

Por edhe Stephen Cottrell, që do të duhet ta zëvendësonte Welbyjn, po përballet me thirrjet për t’u larguar.

Kjo pasi si peshkop i Chelmsford, Cottrell dyshohet se e lejoi priftin mëkatar David Tudor të qëndronte në detyrë në dioqezë, pavarësisht se e dinte se Kisha e kishte ndaluar të ishte vetëm me fëmijët.

Një zëdhënës i Cottrell tha se kryepeshkopi nuk kishte fuqinë ligjore për ta shkarkuar priftin.

Megjithatë, peshkopi i Newcastle, Rt Rev Helen-Ann Hartley thotë se Cottrell mund të kishte bërë më shumë dhe duhet të jepte dorëheqjen si kryepeshkop.

Si mund të kesh autoritetin moral dhe etik për të udhëhequr një institucion me hijen e këti skandali, thotë ai.

Në vitin 1988, David Tudor ishte i pandehur në dy procese penale.

Në gjyqin e parë, ai u shpall i pafajshëm për sulm të pahijshëm ndaj një vajze 15-vjeçare, megjithëse pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte 16 vjeç.

Në gjyqin e dytë, ai u dënua për sulm të pahijshëm ndaj tre vajzave të tjera dhe u burgos për gjashtë muaj. Dënimi u anulua për arsye teknike sepse gjyqtari u tha asokohe se kishte keq drejtuar jurinë

Një vit më vonë, Tudor u ndalua për sjellje të pahijshme seksuale nga një gjykatë e Kishës, por u lejua të kthehej në shërbim pas 5 vjetësh.

Që nga janari 2008, Tudor kishte punuar sipas një marrëveshjeje mbrojtëse që e pengonte atë të qëndronte vetëm me fëmijët ose të hynte në shkolla.