Këngëtari “i çrregullt”/ Ylli i muzikës country, Morgan Wallen shpallet fajtor
Ylli i muzikës country, Morgan Wallen u shpall fajtor pas një incidenti ku hodhi një karrigeje nga çatia e një lokali gjashtëkatësh në Nashville e për pak sa nuk goditi dy oficerë policie me të.
Këngëtari i The One Thing at a Time u akuzua për veprimeve të rrezikshme dhe sjellje të çrregullt.
Ëallen, i cili u paraqit në gjykatë së bashku me avokatin e tij do të kalojë shtatë ditë në një qendër riedukimi dhe të jetë nën mbikëqyrje për dy vjet.
Karrigia ra 1 metër larg oficerëve, të cilët folën me dëshmitarët dhe shqyrtuan pamjet e sigurisë.
Menjëherë pas incidentit, Wallen lëshoi një deklaratë në të cilën tha se pranonte përgjegjësinë dhe se nuk ishte krenar për sjelljen e tij.
Robinson, avokati i wallen, tha në një deklaratë se këngëtari ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet gjatë këtyre tetë muajve të fundit, duke komunikuar drejtpërdrejt dhe duke kërkuar falje për të gjithë të përfshirët.
wallen nuk bëri një deklaratë pas përfundimit të seancës së shkurtër 10-minutëshe. Në vend të kësaj, ai u shoqërua shpejt nga disa roje sigurie. Nuk nuk është incidenti i tij i parë.
Në vitin 2020, ai u arrestua me akuzën për sjellje të çrregullt pasi u dëbua nga bari i Kid Rock në qendër të qytetit Nashville në gjendje të alkoolizuar.
Në vitin 2021, Wallen u pezullua nga koncertet për një kohë të pacaktuar pas një videoje ku ai përdorte fyerje racore.
