Zelensky: Rritet numri i ushtarëve koreano-veriorë që po luftojnë në Kursk
Ushtria ruse po dislokon më shumë ushtarë koreano-veriorë për sulmet në Kursk pranë kufirit ukrainas, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të shtunën në mbrëmje, në fjalimin e tij me video.
“Humbjet në këtë kategori janë tashmë të konsiderueshme”, tha Zelensky në fjalimin e tij në video të mbrëmjes.
Ai nuk dha asnjë shifër.
Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përshkallëzimin e qëllimshëm të luftës kundër Ukrainës dhe injorimin e thirrjeve nga Kina dhe Brazili për të bërë gjithçka që është e mundur për të shpërshkallëzuar situatën.
Raportet fillestare për vendosjen e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi dolën në tetor.
Në fillim të nëntorit, Ukraina raportoi për herë të parë përfshirjen e këtyre ushtarëve në luftime.
Sipas Zelenskyt, koreano-veriorët tani janë integruar kryesisht në njësitë ruse dhe së shpejti mund të shfaqen në fronte të tjera.