Bomba pa autor/ Shpërthime fatale në Dnjipro, Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës duket se sa vjen dhe tensionohet me shtim të bombardimeve gjatë javës. Autoritetet e dy vendeve vijojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet vdekjeprurëse në zonën e Dnjipro.
Policia vendase ka arrestuar gjatë fundjavës një person i dyshuar si orkestruesi i sulmit. Më herët shpërthimi la lënë të vrarë një burrë dhe katër persona janë plagosur, përfshirë dy zyrtarë policorë, të cilët janë në spital, në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve ukrainase, 37-vjeçari që akuzohet si autori i ngjarjes, besohet se ka vepruar nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës ruse. I dyshuari është arrestuar brenda disa orësh, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe Shërbimit ukrainas të Sigurisë.
Ndërkaq, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë, bëri me dije mëngjesin e kësaj të djele se ka arrestuar një të dyshuar për një shpërthim me makinë-bombë në rajonin e Donjeckut, që është thënë se e ka vrarë një person dhe një tjetër e ka plagosur.
FSB dyshon se i dyshuari e ka vendosur pajisjen shpërthyese nën makinë, dhe e ka aktivizuar atë nga distanca, duke vepruar nën urdhrat e shërbimit ukrainas të inteligjencës. Autoritetet ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e burrit të vrarë, duke e përshkruar vetëm si zyrtar.
Megjithatë, në rrjete sociale ai është identifikuar si Sergei Yevsyukov, ish-shef i burgut, ku dhjetëra ukrainas ukrainas, të kapur prej forcave ushtarake ruse, janë vrarë më 2022. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime.
