''Pandemia'' e rrjeteve sociale, Binjaku: Numri i të miturve problematikë po rritet, është bërë e vështirë për mësuesit
Sociologia, Entela Binjaku në një intervistë në Ora News u shpreh se numri i të miturve problematikë po rritet dhe se është bërë e vështirë edhe për mësuesit.
Binjaku: Mendoj që nisma për të marrë masa kufizuese ndaj mjedisit virtual ose ndaj rrjeteve sociale është një nismë që ka nisur shumë larg në Australi.
Nuk kemi ne ende mundësinë që të flasim për pasojat ose efektet që mund të sillte kufizimi por jemi në pritje dhe mendojmë se të ketë disa të mira të cilat do të na vijnë nga ky kontinet i largët.
Sa i takon ndikimit tek të miturit shqiptarë ose tek adoleshentët, shumë prindër flasin për shqetësime që vijnë si rezultat i dhunës kibernetike që përjetojnë fëmijët e tyre ose që janë objekt i kësaj dhune.
Flasin mësues të cilët ngrenë shqetësimin se të miturit për shkak se qëndrojnë me orë shumë të zgjatura në këto mjedise bëjnë që të humbasin interesin për mësimin ndonjëherë.
Bëjnë që të krijojnë disa mite të rreme ose disa modele që më shumti përbëjnë disa antimodele sesa modele.
Po ashtu edhe të tjerë studiues të cilët flasin për rrezikun e një konfuzioni të realiteteëve që kanë të miturit si rezultat i frekuentimit ose bombardimit me imazhe që vijnë nga mjedisi virtual.
Është bërë e vështirë edhe për mësuesit të cilët shpeshherë gjenden në mes të një fluksi sjelljesh antisocial të të miturve ose nxënësve që kanë në klasat e tyre.
