PAMJE/ Aksident në Prrenjas, automjet i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore del nga rruga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 14:32
Ditën e sotme, në Prrenjas është regjistruar një aksident ku është përfshirë një automjet i Sinjalistikës dhe Sigurisë Rrugore.
Nga pamjet shihet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përpara.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.
Gjithashtu nga pamjet shihet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
