Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi për mjetet e tonazhit të rëndë, tragetet vijojnë pa probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 11:00
Moti keq me reshje të dendura të shiut ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Në kushte të tilla atmosferike është pezulluar lundimi për mjetet e tonazhit të vogël duke përfshirë edhe peshkarexhat.
Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës kanë lundruar normalisht. Ndërkohë veprimtaria e flotës së peshkimit pritet t'i kthehet normalitetit në fillim të javës së ardhme, pasi moti parashikohet të përmisohet të dielën.
Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se forca e detit është 5-6 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja. Pasdite era parashikohet të ndryshojë drejtim e të fryjë nga veriu duke sjellë dhe rënie të temperaturave.
