Sfida e kodimit në Kukës/ 10 shkolla në garë për sfidën e teknologjisë

Nxënësit e shkollave të Kukësit u përfshinë në garë për krijimet mbështetur në teknologji. Koshi inteligjent dhe promovimi I aeroportit të kukësit ishin dy nga projektet e përzgjedhur si fitues.

Në qytetin e Kukësit u mbajt “Sfida e Kodimit,” duke vënë në sprovë nxënësit e 10 shkollave të rajonit.

Në sfidën për të afruar fëmijët në qarkun verilindor me teknologjinë triumfoi Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” me projektin “Koshi Inteligjent”, një zgjidhje për ndotjen e mjedisit.

Kejsi, një nga fituesit e projektit: “Jam nxënëse e klasës 8b e shkollës “Bajram Curri”. Për prezantimin kemi zgjedhur “Koshin inteligjent”, duke qenë se ndotja në ditët e sotme është bërë një problem parësor. Njerëzit e kanë bezdi të prekin kapakun e koshit, prandaj nëpërmjet censorit të distances, sapo njeriu e vë dorën në të, koshi hapet dhe qëndron 3 sekonda.”

Një tjetër projekt inovativ u prezantua me sensibilizimin per te rihapur aeroportin e Kukësit si mundësi për zhvillimin e zonës

“Shpresojmë që të hapet sa më shpejt sepse do të ketë një zhvillim ekonomik.”

Sfida e Kodimit në Kukës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollave dhe partnerëve ndërkombëtarë për rrugë alternative të aftësimit profesional për të rinjtë.