Iu gjet pistoletë dhe fishekë, ja çfarë cakton Gjykata e Vlorës 14-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 13:36
Gjykata e Vlorës caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj 14-vjeçarit të cilit iu gjet një armë zjarri dhe një sasi fishekësh. Avokatja mbrojtëse e 14-vjeçarit, Xhoana Hyka, tha se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur, ku 14-vjeçari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.
Nga ana tjetër babai i të miturit, Bardhosh Tozaj, pas përfundimit të seancës gjyqësore falënderoi institucionet për bashkëpunimin, që sipas tij, kanë parandaluar një ngjarje kriminale. 14-vjeçari, gjatë seancës, ka treguar ngjarjen, duke shpjeguar se pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur, pasi disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok.
