''PD u krijua si partia e lirive dhe e vlerave'', Shehu: Është sot shpresa e shqiptarëve për të rivendosur demokracinë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një intervistë në Ora News u shpreh se PD u krijua si partia e lirive, e vlerave, e Europës dhe e NATO-s.

Shehu: Themelimi i PD dhe lëvizja studentore është në historinë e Shqipërisë përbën atë që është krijimi i prularizmit të vërtetë shqiptar.

PD u krijua si partia e lirive, e vlerave, e Europës, e NATO-s.

Partia Euroatlantike, partia realisht për ta çuar në hapësirën që asaj i takon në hapësirën Europiane.

PD ishte dhe është  forca  kryesore demokratike në Shqipëri, me një vizion të qartë Perëndimor, me një vizion të qartë Demokratik.

Dhe ajo ishte periudha e shpresës së shqiptarëve për të rrëzuar regjimin dhe për të qenë në rrugën e Demokracisë.

Siç është edhe sot shpresa e shqiptarëve për të rivendosur demokracinë dhe rrugën europiane në Shqipëri.