Teliti: Brenda godinës së bashkisë së Tiranës ndodhen kriminelë, hajdutë, abuzues...

Opozita zhvilloi protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt për shkak sipas tyre të vjedhjeve galopante të bëra në bashkinë e kryeqytetit.

Dorian Teliti: Një falënderim për prezencën tuaj edhe sot. Në protestën e 37, para kësaj godine sa të bukur nga jashtë po aq të shëmtuar nga brenda.

E bukur nga jashtë por brenda ndodhen kriminelë, ndodhen hajdutë, ndodhen abuzues. Dhe ironia, shikojeni, poshtë dera e mbyllur me zinxhir, ndërsa lart valëvitet flamuri kombëtar dhe flamuri i BE.

A ka vlera evropiane ekipi drejtues i kësaj bashkie e cila vjedh dita ditës e cila abuzon dita ditës e tenderon dita ditës të paktën 1.5 milionë euro në ditë.

A ka moral evropianë kjo godinë e cila është streha e atyre që arriten ta vendosin korrupsion në piedestalin e 100 për qindëshit siç ishin kolegët e 5 D.

A ka moral kjo administratë e bashkisë me drejtuesit e saj politikë të cilët në vend që të punojnë për Tiranën për të zgjidhur hallet dhe problemet e shumta që ka ky qytete, bëjnë vetëm diçka.

Ulen në gostitë e tyre. Bëjnë pazaret e tyre. Tjetërsojnë pronën publike dhe private, vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre dhe më pas dalin në publik dhe tallen në mënyrën më ironikë të mundshme, po me qytetarët.

Tallen me kafshatën e bukës që u mungon qytetarëve të Tiranës. Tallen me shkollat që u mungojnë fëmijëve të Tiranës.

Tallen me trafikun e rënduar që ka ardhur si pasojë  e betonizimit që këta tradhtarë të Tiranës dhe Shqipërisë kanë uzurpuar bashkinë e Tiranës. 5 mijë punëtorë kishte bashkia e Tiranës me 2016 ndërsa sot janë 12 mijë e 100.

7 mijë patronazhistë për të cilët kam një thirrje të qëndrojnë larg kutive të votimit dhe fushatës elektorale pasi do të ndiqeni penalisht për krim elektoral.