Balliu: Masat e SPAK për Veliajn në drejtim të paditur
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër masat e ndërmarra nga SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, krahasuar me masat e SPAK në lidhje me kryetarin e opozitës Sali Berisha.
Balliu thekson se, ndryshe nga rastet e mëparshme kur figura opozitare janë arrestuar me pretendimin për ndikim në hetime, Veliaj vazhdon të ushtrojë detyrën e tij pavarësisht hetimeve për korrupsion.
Ai akuzon SPAK-un për standarde të dyfishta dhe për shërbim ndaj interesave të pushtetit të Edi Ramës.
Sipas tij, kjo strategji ka për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe fshehjen e skemave korruptive në nivelet më të larta të qeverisë.
Postimi i Balliut:
Masat e spakut per Veliajn ne drejtim te paditur!
Arsyeja themelore e masave të arrestit është rrezikshmeria se i pandehuri mund të ushtrojë influencë mbi hetimet dhe mund të largohet.
Me ketë justifikim Spaku i Ramës ka burgosur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare dhe ka mbajtur liderin e opozites per 1 vit rrjesht të izoluar.
Në rastin e Veliajt, njeriu më me shume pushtet në Shqipëri pas Edi Ramës Skapi i partisë nuk ka lëshuar as një masë arresti as masë arrest me burg as arrest shtëpie madje ai vazhdon te ushtrojë detyren si kryetar bashkie ne krye të vjedhjes.
Kjo është thjesht për të shpjeguar se sa qesharak është i gjithë aksioni.
Pra Veliaj që hetohet për korrupsion me të gjithë drejtorët e vet që hetohen për korrupsion, ai që ka më shumë pushtet hetohet në liri ndërsa drejtorët hetohen me masë sigurie arrest me burg.
Kjo ka një arsye te vetme pse ndodh në këtë formë, për mediat dhe propagandën ka drejtësi se janë hetuar ca ushtarë të vegjël dhe ndërkohë paratë vazhdojnë i bejnë me shefat e vertetë Rama - Veliaj dhe patjeter madam Balluku.
