Komisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës
Deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, e cilësoi punën në këtë komision si një “proces maratonë”.
“Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës në të 11 tryezat, e cili në fakt ka qenë një kontribut dhe vlerë e shtuar, ku mendimet sipas çdo shtylle do t’i marrin dhe reflektojnë në dokumentin e tyre, që jo vetëm të adresojnë çështjet që janë ngritur nga ju, por edhe të përmirësojnë dokumentin final i cili jepet nëpërmjet këtyre sugjerimeve një vlerë e shtuar”.
Gjonaj tha se kjo është tryeza e fundit të këtij formati në këtë proces.
“Këtë javë fillohet me forumet dhe diskutimet dhe përshtypje të tjera me grupe interesi me qëllim që të arrihet të përthithë sugjerime edhe nga ata deri në fund të procesit do të kemi mundësinë, jo vetëm të ekspertëve, do të jetë edhe për të kuptuar më shumë mbase elementë.
Dua gjithashtu të falënderoj me këtë tryezë edhe ekspertët që kanë qenë pjesë e të gjitha shtyllave të të gjitha tryezave jo vetëm për angazhimin e tyre dinamik, por njëkohësisht edhe të ngjeshur gjatë këtyre 5 muajve të fundit por edhe për kontributin e tyre profesional, pasi i kanë dhënë këtij procesi jo vetëm objektivitetin dhe paanësinë e paraqitjes së problematikave në këtë dokument, por edhe në atë se çfarë konsiderohet zgjidhje nga aktorë të shoqërisë civile, akademia, shoqatat e bizneseve, apo edhe institucione të pavarura duke përfshirë edhe grupet e interesit. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm që i duhet vendit”, tha Gjonaj.
