RRËZOHET MINIMUM JETIK! Opozita kërkon vendosjen me ligj: Të paktën 200 euro në muaj! PS: Show politik
Mazhoranca rrëzoi edhe një herë nismën e opozitës për vendosjen e minimumit jetik për të ardhurat. Demokratët kërkuan që most ë ketë persona nën 200 euro në muaj. Por socialistët akuzuan për show politik ndërsa sollën në vëmendje financimet në mbrojtje të shtresave në nevojë
Opozita propozoi edhe një herë në kuvend projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në vend.
Deputetja Albana Vokshi, akuzoi mazhorancën për zvarritjen e qëllimshme të nismës.
“Nisma ka qëndruar për më shumë se 520 ditë në sirtar, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit”, theksoi Vokshi.
Deputetët e opozitës theksuan se EUROSTAT dhe UNICEF kanë treguar nivelin e varfërisë në vend, ndaj dhe garantimi i kësaj të ardhurve për ta është i domosdoshëm.
Nga ana tjetër, mazhoranca mbrojti politikat e saj duke sjellë në vëmendje rritjen e pagës minimale dhe mbështetjen e shtresave në nevojë
Ndwrsa deputetja Milva Ekonomi nga ana tjeter kritikoi propozimin e opozitës.
Nuk munguan as tensionet dhe ofendimet
Pas tensioneve dhe debateve të forta, nisma u hodh në votim dhe u rrëzua nga mazhoranca, e cila e konsideroi atë si të panevojshme në kushtet aktuale.

