Kritika të ashpra ndaj kampionit të Europës: Është faji yt. Gjëra fëmijësh, turp! Këpucët e tij përfundojnë në...

Chelsea e përmbysi ndeshjen dhe fitoi 4-3 në fushën e Tottenham, por ndeshja iu vështirësua që në minutën e 11-të, kur dy rrëshqitje të Marc Cucurella sollën golat e Solanke dhe Kulusevski. Pra, mjaft shpejt, rezultati u bë 2-0 për “Spurs”.

Këto dy gabime bënë që mbrojtësi kampion Europe me përfaqësuesen e Spanjës të vendoste të ndryshonte këpucët. Më pas, ai postoi një imazh në Instagram të këpucëve të tij (me të cilat rrëshqiti në fushë), që i kishte hedhur në plehra, me diciturën: "Më vjen keq Blues".

Para këtij reagimi, ai mori kritika të ashpra, si për shembull nga ish-futbollisti dhe komentatori aktuali sportiv Jamie Carragher: “Cucurella, mos fajëso askënd tjetër, është faji yt! Gjëra fëmijësh, turp! Si rrëshqite përsëri? Shikojeni si ngrin supet, mos vallë nuk bëri fare ngrohje para ndeshjes?”