Roma lë pas krizën, fiton thellë ndaj Leçes

Claudio Ranieri shijon tri pikët e para pas rikthimit me Romën në Serie A.

Kryeqytetasit mposhtën 4-1 Leçen dhe gjejnë fitoren pas katër humbjeve radhazi që i ka katandisur në zonën e poshtme të klasifikimit.

Ndeshja në “Olimpico” nuk ka qenë e lehtë për verdhekuqtë, paçka se shënuan pas 13 minutave lojë me Saelemaekers.

Në të 40 minutë puljezët barazuan me penalltinë e kthyer në gol nga Krstovic.

Me fillimin e pjesës së dytë Ylber Ramadani mbeti në dhomat e zhveshjes dhe luajti vetëm një pjesë loje si titullar për miqtë.