"Mendojnë vetëm për rroga" Stavri Nica shokon me deklaratën, Mneri: E mbështes, ishte e çiltër
Fatmir Mneri në “Ora Sport” tha se është i velur me deklarimet e trajnerëve sot të cilët në kuadër të diplomacisë përsërisin të njëjtat gjëra duke ia transmetuar si qasje edhe futbollistëve.
Mneri: Duke qenë i fushës së gazetarisë kam pasur rastet që të jap disa leksione edhe në universitet dhe kam lexuar për këtë gjë. Personalisht jam i velur me deklarimet e trajnerëve sot të cilët në kuadër të diplomacisë përsërisin të njëjtat gjëra. Thonë t’i marrim ndeshjet një nga një.
Kjo është transportuar edhe tek futbollistët. Një deklaratë e çiltër e një trajneri mund të interpretohet se asesi. Unë e mbështes në këtë rast. E shoh si deklaratë të çiltër të Stavri Nicës dhe e shoh si trajner për eksperiencë dhe besoj se ka më shumë minuta se të gjithë lojtarët që drejton.
