FOTOT/ Ja kush janë 2 të rinjtë që u arrestuan në Tiranë, njëri prej tyre nipi i personazhit të njohur të botës së krimit, miku i Emiljano Shullazit
Një operacion anti-droge është zhvilluar nga Policia e Tiranës ku është kapur mbi 1 kg kokainë në Tiranë dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fam Fanz” janë vënë në pranga shtetasit Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Xhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjani, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në kryeqytet, miku i Emiljano Shullazit, teksa në vitin 2015 i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët” automjetin me drejtues Klajdi Serjanin dhe pasagjer Xhenjo Manushi. Gjatë kontrollit fizik që i është bërë Klajdi Serjani, i është gjetur 1 kilogram e 50 gramë lëndë narkotike kokainë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se kokaina kapte në treg vlerën e 270 mijë eurove. Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe celularët e dy të arrestuarve.
