Reshje dëbore në qarkun e Korçës, zbardhen disa fshatra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2024, 08:00
Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m.
Bëhet me dije se reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.
Ndërkohë, borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Nga ana tjetër, vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë.
