SPAK sytë te Veliaj, Cakrani: Kreu i 5D, duhej të ishte izoluar që bashkëpunëtorët e tij të mos e informonin mbi situatën

Avokati Kujtim Cakrani, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nëse prokuroria do e kishte seriozisht hetimin ndaj Veliajt, duhet patjetër që të kishte marrë një nga ato masat e sigurimit që ai të ishte i izoluar e të mos kishte asnjë mundësi të shkonte në zyrë apo të komunikonte me bashkëpunëtorët e tij.

"Të shkosh sot pas 5 vitesh, ku Veliaj është akuzuar dhe ka kallëzime penale ndaj tij, e t'i edhe sekuestrosh telefonin e bashkëshortes , nuk qëndron, sepse tanimë mund të dalin të dhëna të tjera që vetë SPAK me dëshirë e ndërhyrje mund t’i fshijë këto mesazhe", u shpreh Cakrani.

Kujtim Cakrani: "Unë nuk jam nga ato avokatë që them se duhet të merret masë sigurimi, apo arrest me burg.

Meqë e tha dhe Brisida që duhet të shkonte në burg, dakord jam, por ka edhe masa të tjera sigurimi dhe në Kodin tonë penal kemi dy masa sigurimi, një për masën shtrënguese dhe tjetrën për atë ndëshkuese.

SPAK sytë te Veliaj, Cakrani: Kreu i 5D, duhej të ishte izoluar

Masat shrënguese janë 6 apo 7, ndër to është edhe arresti në shtëpi apo ndalimi për të shkuar në një vend të caktuar dhe masa ndëshkuese është ndalimi i ushtrimit të një pozicioni publik sepse ai mund të prishë hetimet.

Nëse prokuroria do e kishte këtë hetim seriozisht ndaj Veliajt, duhet patjetër që të kishte marrë një nga ato masat e sigurimit që ai të ishte i izoluar e të mos kishte asnjë mundësi të shkonte në zyrë apo të komunikonte me bashkëpunëtorët e tij, dhe të mos komunikonte me botën jashtë.

Të shkosh sot pas 5 vitesh ku Veliaj është akuzuar dhe ka kallëzime penale ndaj ti e ti shkoj edhe sekueston telefonin e bashkëshortes së tij, nuk besoj se ata mbajtën telefonat aty dhe të shkojë BKH të marrë telefonat e të vazhdojnë këta hetimet.

Edhe ky sekuestim është diçka tjetër, sepse tanimë mund të dalin të dhëna të tjera që vetë SPAK me dëshirë e ndërhyrje mund t’i fshijë këto mesazhe koprimentuese ndaj personit në hetim".