Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Tritoli në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021. Dyshohet për hakmarrje
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin 'The Bosss' tek Uji i Ftohtë në Vlorë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.
Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj./SHQIPTARJA.COM
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
