EMRAT+PAMJET/ Aksident në Patos, përplasen dy automjete, përfundojnë në spital dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 14:32
Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos. Një automjet tip“ Benz Kamioncinë” me drejtues Leonard Shehaj, banues në Patos është përplasur me automjetin tip “ Benz” të drejtuar nga Agim Kamberi.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i benzit së bashku me pasagjerin Bashkim Danaj kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kétij aksidenti .
