Vdekja e 47-vjeçarit në Korçë/ Gjykata lë në burg gruan që ishte në makinë me viktimën pak para ngjarjes
Gjykata e Korçës ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg 37-vjeçaren, Vaide Shulin e cila ndodhej në makinë me 47-vjeçarin, Çelnik Malçellari i cili humbi jetën disa ditë më parë. 37-vjeçarja akuzohet për veprën penale të prostitucionit.
Malçellari dhe Shuli janë takuar në lagjen 10 të qytetit tre ditë më parë në një rrugë dytësore ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Gjithashtu viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët. Ndërsa Shuli thotë se i ka thënë viktimës të lajmëronin ambulancën por ai nuk e ka lejuar. Më pas, ajo thotë se është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti.
Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37-vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe të reja.
