“Dhurata” e hidhur për shkodranët/ Rritja e çmimit të ujit, qytetarët e pakënaqur

Qytetarët e Shkodrës do të përballen me një rritje të çmimit të ujit të pijshëm prej 37.5% që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Ata shprehen të shqetësuar, duke theksuar se kjo rritje është e papërballueshme për shtresat e ulëta të shoqërisë, sidomos për ata me paga të ulëta. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar këtë vendim pas kërkesës së dy shoqërive që menaxhojnë furnizimin me ujë në 12 bashki.

Prej 1 janarit te vitit 2025 qytetarët e shkodrës do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm.

Qytetarët shprehen kjo rritje nuk përballohet nga familjet, sidomos nga shtresa e tretë, pasi pagat janë të ulëta.

“Është rëndë por tani rregullat e qeverisë duhen zbatuar. Ndikon në ekonominë e familjeve shqiptare.”

“Çmimi I ujit mos me u rrit,  të lihet ashtu siç ka qenë.”

“Ne jemi të gjithë pleq dhe jemi me pensione. Mezi na del jetesa.”

Sipas tyre, qeveria duhet të ketë prioritet shtresat në nevojë dhe me këtë standart ekonomik kjo rritje është absurde…

“Për arsye se nuk mund ta përballojnë pensionistat, invalidët, shtresa vurnerabël. Nuk po e përballojnë dot as me dritat e as me ujin se janë pagat dhe pensionet shumë poshtë. Shteti duhet të vë dorë. Ata me e rrit çmimin e ujit në këtë kohë, nuk është burrërore e as njerëzore.”

Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e ëmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive, të cilat kanë në administrim 12 njësi apo bashki.

Kështu, për familjarët në Shkodër ka një rritje me 37.5% të ëmimit të ujit të pijshëm duke nisur nga dita e parë e vitit të ardhshëm.