Brenda muajit dhjetor/ Shqipëria pritet të ulet sërish në tryezën e BE

Brenda muajit dhjetor Shqipëria pritet të ulet sërish në tryezën e BE për të hapur edhe kapitullin mbi marrëdhëniet me jashtë. Ndërkaq për dy kapitujt për të cilët tashmë ka nisur puna ata mbi procesin e integrimit evropian atë 23 dhe 24 që i përkasin gjyqësorit dhe sunfimit të ligjit janë dhënë një sërë detyrash. Në document thuhet se vendi ka bërë përparime të konsiderueshme por ndër të tjera vendos edhe detyra konkrete,

Në Funksionimin e Institucioneve Demokratike, BE-ja kërkon adresimin e boshllëqeve ligjore dhe përmirësimin e transparencës dhe dialogut politik. Sa i përket administratës publike kërkohet efektshmëri, digjitalizim dhe më shumë transparencë

Në drejtësi shtohet se në vend korrupsioni mbetet një problem serioz. BE-ja kërkon zbatimin rigoroz të procesit të vetting-ut dhe forcimin e organeve anti-korrupsion.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është një prioritet kyç për Shqipërinë. BE-ja ka nënvizuar nevojën për forcimin e kapaciteteve për konfiskimin e aseteve të lidhura me aktivitete kriminale, duke përfshirë. Rritja e numrit të hetimeve financiare paralele, që duhet të shoqërojnë çdo procedim penal për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave dhe përdorimi efektiv i aseteve që i kalojnë shtetit shihen me interes.  BE-ja kërkon që çdo ndryshim i ardhshëm në legjislacionin penal ose iniciativat për amnisti të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së. Për këto kërkohet mbështetje të plotë për SPAK dhe shtohet se një sistem i fortë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive do të kontribuojë në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër mosndëshkimit.

Në fushën për të Drejtat Themelore dhe Liritë Civil:e në document kërkohen hapa për mbrojtjen e minoriteteve, të drejtën e pronës dhe përmirësimin e kuadrit për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Në fakt çështja e pronave mbetet shqetësim prej 34 vitesh, për këtë sugjerohet digjitalizimi i gartave kadastrale deri ën vitin 2026 dhe brenda vitit 2028 përfundimi i regjistrimit fillestar për të garantuar titujt e pasurisë për ti vënë në shërbim të qytetarëve.. Çështjet që përfshijnë pretendime të dyfishta mbi pronat duhet të zgjidhen me transparencë, për të lejuar palët e interesuara të kenë akses në drejtësi.

Edhe në rastet e shpronësimeve për intreres public kërkohet respektimi i standardeve më të mira evropiane duke parandaluar abuzimet. Lufta ndaj korrupsionit, e drejta e pronave dhe një administratë efektive shihen edhe si një shtysë për ekonominë e lire.