Murtaja afrikane e derrave në Lezhë/ Koleci: Për këtë sëmundje nuk ka mjekim, masat e vetme janë...

I ftuar në emisionin "ALERT" me Granit Sokolaj, për të folur për murtajën afrikane të derrit, e cila është shfaqur para 10 ditësh në Malin e Rrenzit në Lezhë, në një tufë të vogël prej 7 derrash të egër, ishte Xhelil Koleci, Profesor i Sëmundjeve Infektive, në UBT.

"Tashmë risku është evident, i lartë, përderisa e kemi në rajon, e kemi në vend. Mënyra sesi erdhi në vendin tonë ndoshta është pak e habitshme, por ka ardhur pikërisht aty ku popullata e derrave është e përhapur, për shkak të besimit që ato kanë. Deri më sot për sëmundjen e murtajës afrikane nuk ka mjekim, nuk ka vaksinë të suksesshme. Masat e vetme janë të biosigurisë", u shpreh Koleci.