Sfida e rrezikshme ''Superman'' në TikTok, Dine: Nuk mund të jetë argëtuese diçka që të lëndon
Psikologia, Borjana Dine në një intervistë në Ora News u shpreh se në Tik Tok vetëm po shtohen sifat e reja.
Dine shtoi se ‘’Superman’’ është tani një sfidë e re që ka përfshirë kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë.
Dine: Përsa i përket fenomenit Tik Tok duket se tani asgjë nuk ndal por përveç se shtohen elementët e rinj forma të reja sfida të reja.
Dhe mesa duket tani, ‘’Superman’’ është tani një sfidë e re në të cilën individët përgjithësisht mendoj unë nga çfarë kemi parë përreth janë adoleshentët janë të rinjtë që e klasifikojnë si një sfidë të re në të cilën duan ta bëjnë të veten.
Por pa menduar se çfarë pasojash mund të sjellë dhe duke menduar vetëm format argëtuese të saj.
Nëse një adoleshent mendon se do të argëtohet, si mund të argëtohemi kur diçka na rrezikon?
Pra në të vërtetë a janë të gjitha sfidat argëtuese?
Këtu duhet të kemi një nivel më të gjerë ndërgjegjësimi mbi vetë individët që janë duke përdorur këtë lloj sfide.
Nuk mund të jetë argëtuese diçka që të lëndon.
