Murtaja afrikane e derrave/ Petani: Kemi ngritur grupin e punës, deri tani situata paraqitet e qetë

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, para 10 ditësh, në një tufë të vogël prej 7 derrash të egër, e indentifikuar nga gjahtarët e zonës. Kjo murtaj nuk përbën rrezik për sigurinë ushqimore

E ftuar në emisionin "ALERT" me Granit Sokolaj, për të folur për këtë temë ishte Kristiana Petani, Përgjegjëse e Sektorit të Shëndetit të Kafshëve, AKVMB.

"Në datën 25.11.2024 disa gjahtarë kanë lajmëruar Shërbimin Veterinarë të Qarkut Lezhë, se kishin parë disa kadavra të kafshëve derra, të cilët ndodheshin në malin e Rrenzit, në lartësinë e kodrës së zezë.

Shërbimi veterinar ka shkuar tek vendi dhe ka vendosur koordinatat, kanë gjetur 7 kadavra të derrit të egër, kanë marrë mostrat, i kanë dërguar në laboratorin e referencës në ISUV dhe nga laburatori kemi marr njoftimin se ka dalë murtaja afrikane e derrave.

Kjo ka ndodhur vetëm tek derrat e egër, kemi bërë ndarjen e rrezes 3 km dhe 10 km. Kemi ngritur grupin e punës për qendrën rajonale të krizës ku informohemi për çdo problematik të hasur në terren. Deri tani situata paraqitet e qetë", u shpreh Petani.

NDIQNI MË POSHTË TË GJITHA DISKUTIMET MBI MURTAJË AFRIKANE TË DERRAVE NË EMISIONIN “ALERT”