FOTO/ Kremtohet Dita e Shën Nikollës në të gjithë Mitropolitë e vendit, por edhe nga Kisha Katolike
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, si dhe në të gjithë kishat që mbajnë emrin e Shën Nikollës në mbarë vendin.
Pak nga jeta e Shenjtit dhe kremtimi në nderim të tij. Kremtimi i Shën Nikollën, peshkopin e Mirës së Likisë.
Ai ka jetuar në shekullin IV. Dallohej për dhuratat e dhëna fshehtas dhe nga ky fakt lindi legjenda e Santa Klaus.
Shën Nikolla është shenjti mbrojtës i fëmijëve, marinarëve, jetimëve, etj. Nikolla do të thotë "Fitorja e popullit".\

Gëzuar për shumë vjet!
Disa foto nga kremtimi i Shën Nikollës në mbarë vendin.
Gëzuar për shumë vjet Shën Kollin!
Pema e Krishtlindjeve. (Sipas një tradite, pema dekorohet rreth datës 6 dhjetor, pasi lidhet me të kremten e Shën Nikollës)
Fillesat e saj si traditë e krishterë lidhen me Shën Bonifacin në Gjermani gjatë shekullit VIII. Origjina e saj është pagane por megjithatë kisha, ashtu si shumë simbole të tjera i adoptoi dhe u dha një kuptim të veçantë.

Ajo çfarë pema e Krishtlindjes simbolizon është Pema e Jetës. Vertikaliteti simbolik i bredhit u theksua së shumti nga të krishterët. Kjo pemë, që vazhdimisht tregon për nga qiejtë, ishte një përkujtues që të kërkohej së pari thesaret qiellore se sa ato tokësore. Ishte një simbol i shenjtëve, vetëmohimit edhe durimit të tyre.
Si një simbol i goditur i krishterë, bredhi luajti gjithashtu rolin e simbolit komunikues edhe ndërmjetësuesit midis qiellit edhe tokës, pasi rrënjët i kishte në tokë, ndërsa degët çanin qiellin.


