“K’cimi i Tropojës” në UNESCO/ Dy prej iniciatorëve, Skënder Haklaj dhe Rovena Vata rrëfejnë emocionet e këtij suksesi

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Formulari i kandidimit të dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” u dorëzua në mars 2021.

“K’cimi i Tropojës” është një tjetër element unik shqiptar që prezantohet për këtë listë, i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Pjesë e grupit iniciatorë të dërgimit të “K’cimi i Tropojës” në janë dhe Profesori dhe Koreografi Skënder Haklaj dhe studiuesja Rovena Vata, të cilët ishin të ftuarit e veçantë mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Haklaj dhe Vata rrëfyen jo vetëm se si lindi kjo ide, por edhe emocionet e tyre pas vendimit historik të një dite më parë.

NDIQNI BISEDËN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”