JO ARMËVE! Nxënësit në Lezhë vënë në skenë teatrin me mesazhin e veçantë

Me nismën dhe idetë e tyre fëmijët në Lezhë vunë në skenë teatrin “Thuaji jo armëve”. Nisma u realizua pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit në Tiranë

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë shfaqën teatrin me tematikën “Ki guxim t’u thuash jo armëve”.

Iniciativa, e nisur dy muaj më parë, mori vëmendje të madhe pas një ngjarjeje tragjike atë të vrasjes së Martin Canit në shkollën “Fan Noli”, në Tiranë.

Mësuesja e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, Nora Haxhia, tha se skenari dhe dialogjet u realizuan nga vetë fëmijët.

Ky aktivitet mori mbështetje edhe nga institucionet arsimore dhe policore të qytetit, pa munguar vëmendja as nga bashkia e Lezhës, të cilët theksuan nevojën për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim për mbrojtjen e fëmijëve të tyre.