Trajtimet më bashkëkohore te ''Hygeia'', trajtimi i patologjive tumorale me ekspertizën e Dr. Mehmet Salih Iyikesci

Pranë spitalit Hygeia ka mbërritur dhe doktori i mirënjohur turk Mehmet Salih Iyikesci.

Tashmë trajtimi i patologjive tumorale përmes protokolleve më bashkëkohore do të jetë për të gjithë pacientët në këtë spital nën kujdesin e mjekut me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

''Pershendetje!

Unë jam dr. Mehmet Salih Iyikesci mjek specialist me titull professor ne onkologjine mjekësore.

Vij nga Stambolli ku edhe kam një eksperiencë të gjatë pune në aplikimin me sukses të teknikave më efikase dhe protokolleve më bashkëkohore në trajtimin e patologjive tumorale tek pacientë të ardhur nga e gjithë bota.

Këto teknika dhe protokolle të suksesshme në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Spitalin Hygeia do t’i aplikojmë tashmë edhe për pacientet shqiptare.

Une dhe ekipi im jemi tashmë gati t’ju ofrojme sherbimet ndër me bashkëkohoret dhe cilësore në fushën e onkologjisë''.

Shërbimi në spitalin Hygeja do të jetë i njëjtë me atë që realizohet në Stamboll.

Onkologjia është një fushë e mjekësisë për të cilën nevojiten të aplikohen trajtime holistike dhe multidisiplinare, dhe për këtë arsye ne zgjodhëm të bashkëpunojmë me Spitalin Hygeia ku do t’ju ofrojmë pacientëve të njëjtin shërbim multidisplinar me të njejtin ekip me të cilin ne punojmë në Stamboll.

Doktori thekson se së bashku me të është edhe një ekip i plotë i specializuar.