Triumfi me Manchester Cityn habit edhe trajnerin e Liverpoolit: Nuk e kisha parashikuar kështu
Liverpooli është gati 9 pikë përpara ndjekësve në krye të Premier Ligës.
Kjo është diferenca më e thellë e tyre si kryesues që prej javës së fundit të sezonit 2019-2020, kur ata fituan titullin e tyre të fundit (18 pikë).
Arne Slot duket në rrugë të mbarë për të larguar nga mendimet e tifozëve emrin e Jurgen Klopit.
“Po, ishte një ndeshje pranë perfeksionit. Për shkak të rasteve që ne humbëm, ndeshja u bë e ngushtë në fund.
Por ndoshta është më bukur për ndeshje të tilla. Duhet të ishte kështu.
Por do të ishte më mirë ta kishim shënuar golin e dytë më shpejt. Ne ushtrojmë gjithnjë lartë presing.
Kishim energji. Përveç lojtarëve, tifozët ishin fantastikë gjithashtu.
Ne jemi një skuadër e fortë dhe është e vështirë të na mundësh.
Javën tjetër na pret një tjetër javë e madhe kundër Njukasëllit dhe Evertonit”, tha trajneri holandez.
“Nëse do të mundësh Cityn, atëherë duhet të jesh perfekt në çdo pjesë të ndeshjes. Ne iu afruam perfeksionit, nuk ishim perfektë, por ishim pranë.
Kjo është e vetmja mënyrë për t’i mundur. Nuk mendoj se dikush, përfshirë mua do ta kishte parashikuar këtë nisje.
E di që Jurgen e la skuadrën në një vend të mirë. Nuk jemi vetëm ne në garë. Pashë Arsenalin. Por edhe City do të rikthehet”.
