Paradoksi i formacionit më të mirë të javës, përfshihen dy sulmues të Partizanit pa shënuar qoftë një gol

Trajnerët e ekipeve kombëtare, siç do javë, kanë përzgjedhur formacionin më të mirë dhe teknikun që spikatën në javën e 15-të të “Abissnet Superiore”.

Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Edison Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamo City-t.

Treshja e mesfushës përbëhet nga Regi Lushkja (Egnatia) Malomo (Bylis) dhe Arinaldo Rrapaj (Partizani).

Në repartin e avancuar janë Baton Zabërgja i Dinamo City-t, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.

Bie në sy fakti që në rreshtimin 4-3-3. dy sulmues janë përzgjedhur nga ekipi i Partizanit, që barazoi 0-0 me Tiranën. Është e pranueshme që mbrojtësi i Tiranës, Kola, dhe mesfushori i Partizanit, Rrapaj, të jenë në formacionin më të mirë, por, me të drejtë, në këtë rast lind pyetja: sa gola apo aisiste kanë realizuar sulmuesit e kuq Mba dhe Cara për të merituar përfshirjen ne formacionin më të mirë?

Paradoksi i formacionit më të mirë të javës,